Supozohej që sot të kalonin ditën e parë në burg, por kur policët shkuan për t’i parë në dhomat e paraburgimit nuk gjetën asgjë. Katër shqiptarët kishin ikur. Së bashku me ta, edhe një pakistanez.

Autoritetet policore në Chania të Kretës lëshuan alarmin të dielën në mbrëmje pasi 5 të burgosurit u larguan nga qelitë e stacionit policor. Sipas mediave, ata ishin transferuar nga Athina në Kretë të shtunën në mëngjes dhe do të çoheshin në burgun Agyia për të kryer dënimin e tyre.

Përkohësisht, shqiptarët dhe pakistanezi po qëndronin në stacionin policor gjatë fundjavës për shkak se burgu i Agyia-s nuk i pranon transferimet gjatë këtyre dy ditëve.

Deri më tani, emrat e shqiptarëve dhe i të arratisurit tjetër nuk bëhen të ditura. Policia ka nisur një operacion për kërkimin e tyre. Detajet e të arratisurve do t’u dërgohen të gjitha pikave dalëse nga ishulli, porte, aeroporte në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të largohen për më tej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas asaj që shkruan Kathimerini, të arratisurit janë dënuar për vrasje, grabitje dhe trafik droge. Një prej tyre është i rrezikshëm pasi është dënuar me 3 dënime të përjetshme sepse 4 kryer 3 vrasje.