Përshkallëzohen tensionet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Moska ka dëbuar zëvendës ambasadorin amerikan, sipas raportimeve të agjencisë publike ruse, RIA. Motivet e këtij vendimi, kundër Bart Gorman, nuk janë ende të qarta.

SHBA konfirmoi këtë zhvillim duke e konsideruar përshkallëzues dhe bën me dije se po përgatit kundërmasa. Sekretari amerikan I mbrojtjes, Llojd Austin pretendon se trupat ruse po lëvizin më afër kufirit me Ukrainën dhe se po grumbullojnë rezerva gjaku. “Unë kam qenë vetë ushtar dhe e di se këto nuk bëhen pa arsye”, tha ish gjenerali.

Më tej shtoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbrojnë, nëse duhet, çdo centimetër të territorit të NATO-s nga agresioni rus”. “Nuk kemi parë asnjë shenjë çtensionimi nga Moska”, tha Austin duke nënvizuar se Shtëpia e Bardhë po qëndron vigjilente ndaj lëvizjeve të Kremlinit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";