Filmi “20 ditë në Mariupol” për pushtimin rus të Ukrainës, fitoi Oscarin për dokumentarin më të mirë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Ishte “fitorja” e parë për Ukrainën në eventin më të mirë të Hollivudit, pasi filmi u shpërblye, ashtu si dhe “Openheimer” nga Christopher Nolan dhe “Barbie” nga Greta Gerwig.

Është Oscari i parë në historinë e Ukrainës dhe është nderi im”, tha regjisori Mstislav Chernov ndërsa merrte statujën ikonë.

“Por unë ndoshta do të jem regjisori i parë, në këtë skenë, që do të them se do të doja të mos e kisha bërë kurrë këtë film. Do të doja ta shkëmbeja atë që Rusia të mos sulmonte kurrë Ukrainën”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dokumentari, i bashkëprodhuar nga Mitchell Mizner dhe Rainey Aronson-Rath i Associated Press, tregon historinë e ditëve të para të pushtimit rus të Mariupolit, i cili tani kontrollohet nga forcat e Kremlinit.

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e Oscars në Los Anxhelos, Chernov kërkoi që Rusia të ndalojë agresionin e saj në Ukrainë.

“Uroj që të lirojnë të gjithë pengjet, ushtarët që mbrojnë tokën e tyre, qytetarët që janë në burgjet e tyre”, shtoi ai.

Në vitin 2023, i njëjti çmim u fitua nga filmi Navalny, për helmimin dhe burgosjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny – i cili vdiq në një burg në Arktik muajin e kaluar. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";