“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion udhëheqësve të botës të miratojnë atë që ata e quajnë objektiv ambicioz për t’i dhënë fund një shpërthimi të ri të koronavirusit që përfshin vaksinimin e 70% të popullsisë deri në vitin 2022”. Citimi është shkëputur nga një dokument i publikuar në Ruters një ditë më parë.

Dokumenti i është drejtuar shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit privat i ftuar në një samit online të planifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shkresës, SHBA u bën thirrje vendeve prodhuese të vaksinës të dhurojnë 1 miliardë doza shtesë vaksine dhe të përshpejtojnë shpërndarjen e 2 mld dozave të vaksinës për të cilat janë zotuar deri tani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre konfirmoi objektivin e vaksinimit prej 70%, por nuk dha detaje mbi samitin ose dokumentin.