Prej më shumë se dy dekadave, asnjë aktivitet kriminal në kryeqytetin Italian, Romën, nuk ndodh pa dijeninë dhe konsensusin e një prej bandave më të njohura dhe të fuqishme të saj.

Behët fjalë për klanin e Casamonica, fisi me origjinë rome që nga rajoni i Abrucos  ku merrej me tregtinë e kuajve dhe aktivitete të vogla të paligjshme u transferuan në Romë rreth viteve ’50 të shekullit të kaluar.

Të fuqizuar në vitet ‘70 falë bashkëpunimit mb Bandën e njohur të “Maglianës”, që i përdorte për punët e rëndomta por që i mundësoi kontakte me politikanë dhe sipërmarrës, klani Casamonica filloi të merrej fillimisht me huadhënie, dhe më pas me gjobëvënie ndaj aktiviteteve tregtare dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Sot Casamonica kontrollojnë aktivitetet e pjesës jug-lindore të kryeqytetit italian, por interesat e tyre shtrihen edhe në vende të ndryshme europiane, falë bashkëpunimit me fiset e tjera rome si ai Spada, por duke u mbështetur edhe te kriminaliteti boshnjak dhe shqiptar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por sot një verdikt i rëndësishëm ka ardhur nga Gjykata e Romës, që ka dënuar me 400 vjet në total 14 anëtarë të bandës, duke i cilësuar si pjesë e një organizate mafioze, cilësim ky që pothuajse në mënyrë të pabesueshme, ende nuk ishte shprehur zyrtarisht për klanin.

Një goditje e rëndë për Casamonica, pas vdekjes në 2015 të bosit Vittorio Casamonica, i cili mbante në duart e tij fatet e familjes. Një pjesë e vilave luksoze dhe të arredimit ku sendet e lara në flori nuk numëroheshin dot, tashmë janë të prishura dhe të në sekuestro, dhe cilësimi si mafiozë do të vijojë në shpërbërjen e pasurisë së tyre.