“Po pezulloj fushatën time”.
Donald Trump shkaktoi shumë bujë sot, teksa u dërgoi këtë mesazh mbështetësve të tij, gjë e cila doli të ishte një mashtrim për 1 prillin, dhe në fakt kishte për qëllim t’i detyronte ata të dhuronin para, për të mbështetur kandidaturën e tij.
Ish-presidenti republikan, i cili në nëntor do të përballet sërish me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ua ka dërguar këtë mesazh të shkurtër zgjedhësve të tij me e-mail dhe SMS.
Ky mesazh u shoqërua me një lidhje me një faqe internet, ku të interesuarit mund të dhuronin 5.500 ose 3.300 dollarë për fushatën e Trump.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“A besonit vërtet se e pezullova fushatën time? Dita e genjeshtrave!” shkroi Trump më pas, me shkronja të mëdha./vizionplus.tv