Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, biznesmeni dhe figura e njohur televizive u pa si përçarës. Ndërsa u përball me humbje në zgjedhjet e vitit 2020, ai vendosi të mos pranoi rezultatin e zgjedhjeve. Tani, teksa ka filluar fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ai po reklamon ato që i quan arritje të tij nga mandati i parë, së bashku me planet e reja politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell njofton nga Uashingtoni.

 

 

Donald Trumpi është pretendenti i parë zyrtar në garën presidenciale të 2024-ës në SHBA. Ai po e përdor fushatën për të shitur vizionin e tij për Amerikën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Zoti Trump përdor shpesh nota superlative në fjalimet e tij. Ai e bëri këtë rreth politikës së tij të imigracionit: “Ne do të rivendosim dhe sigurojmë kufijtë e Amerikës ashtu siç i kishim më parë, me sigurinë më të madhe ndonjëherë”, tha zoti Trump. Ai foli edhe për planet ekonomike dhe shfaqi qëndrimet e tij për sundimin e ligjit. “Ne do të ndërtojmë sërish ekonominë më të madhe ndonjëherë”. “Unë kërkoj menjëherë dënimin me vdekje për trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore”, tha ish presidenti. Unë kam dëshmuar se jam një nga njerëzit më të ndershëm dhe më të pafajshëm në vendin tonë”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa për veten tha: “…Unë kam dëshmuar se jam një nga njerëzit më të ndershëm dhe më të pafajshëm në vendin tonë”.

 

 

Presidenti Joe Biden tha se do të përdorë pushimet e festave të fundvitit për të diskutuar me familjen e tij nëse do të kandidojë përsëri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Shtëpia e Bardhë thotë se republikanët janë më të interesuar për të fituar zgjedhjet sesa për të ndihmuar amerikanët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Partia Republikane nuk ka plan. Ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse marifete politike”, tha zonja Jean-Pierre.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Historianët thonë se arritjet e ish-presidentit janë të pakta.

 

 

Arritjet e tij më të mëdha ishin emërimet që bëri dhe sulmet që iu bënte njerëzve”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Ai ka arritur shumë pak sa i përket legjislacionit. Arritjet e tij më të mëdha ishin emërimet që bëri dhe sulmet që iu bënte njerëzve. Është e vështirë të besosh se ai do të ndryshojë politikën amerikane kur nuk e bëri këtë më parë”, thotë profesori i historisë tek Universiteti i Teksasit në Austin, Jeremi Suri.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ai ishte në gjendje të ndërtonte mbi 800 kilometra të murit në kufirin me Meksikën për të ndaluar emigrantët e paligjshëm. Ai uli taksat dhe lejoi shpimet për të siguruar karburant me çmim të përballueshëm”, tha Drejtori i Qendrës për Integritet Zgjedhor dhe udhëheqës i Institutit “America First”, Hogan Gidley.

 

 

Ai iu bëri të qartë të gjithëve se do të përballen me forcën e Amerikës nëse ngatërrohen me të apo me aleatët e saj në botë”
“Ai iu bëri të qartë të gjithëve se do të përballen me forcën e Amerikës nëse ngatërrohen me të apo me aleatët e saj në botë. Këto janë të gjitha arritje që i takojnë presidentit Trump”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Zoti Hogan shtoi se partia republikane ka mësuar nga betejat legjislative të viteve kur zoti Trump ishte president.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Kushdo nga e djathta që zgjidhet për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, tani e tutje do të punojë me Kongresin si askush më parë, sepse ata thjesht do injorojnë mediat pasi shumica e Amerikës i injoron mediat”, tha zoti Gidley.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një gjë që të gjithë bien dakort: gati dy vjet para votimeve, fushata për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm tani ka filluar. VOA/