Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zgjatur edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare kundër Iranit, e cila lejon sanksione të njëanshme kundër vendit, sipas një deklarate presidenciale të botuar në Regjistrin Federal, një përmbledhje e dokumenteve zyrtare të qeverisë amerikane.

Deklarata e udhëheqësit amerikan tregon se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Iranit ende nuk janë normalizuar dhe se procesi i zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe, të datës 19 janar 1981, vazhdon ende.

Kjo i referohet Marrëveshjeve të Algjerit midis SHBA-së dhe Iranit. Ato çuan në lirimin e diplomatëve amerikanë që ishin mbajtur peng në Teheran për më shumë se një vit, pas revolucionit të vitit 1979.

Këto dokumente, në veçanti, përcaktojnë parimin e mosndërhyrjes nga vendet në punët e brendshme të njëri-tjetrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për këtë arsye, gjendja e jashtëzakonshme kombëtare e shpallur më 14 nëntor 1979 dhe masat e miratuara në atë datë duhet të vazhdojnë në fuqi përtej 14 nëntorit 2025”, tha Trump.

“Gjendja e jashtëzakonshme kombëtare në lidhje me Iranin do te zgjatet edhe për një vit”, shtoi ai.