Kompania farmaceutike AstraZeneca tha se doza e tretë ose doza përforcuese e vaksinës kundër koronavirusit, e prodhuar nga kjo kompani, në mënyrë domethënëse rrit nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron të koronavirusit.

“Vaxzevria (vaksina e AstraZenecas) rrit në mënyrë domethënëse nivelin e antitrupave kundër variantit Omicron pas marrjes së dozës së tretë”, tha kompania duke iu referuar të dhënave të një studimi që kanë kryer.

Doza e tretë përforcuese neutralizon variantin Omicron në nivele që kemi parë edhe në të kaluarën, kur personat kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër variantit Delta”, tha kjo kompani.

Nivelet e neutralizimit të antitrupave ishin po ashtu më të lartë te personat e imunizuar me doza përforcuese sesa tek ata që kanë kaluar më parë sëmundjen COVID-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky studim u krye nga Universiteti i Oksfordit, universitet që vitin e kaluar e ndihmoi kompaninë AstraZeneca që të zhvillonte vaksinën kundër koronavirusit.