Natalie Rise, nënë e dy fëmijëve, infemiere në Idaho. Ajo humbi jetën muajin e kaluar nga Covid-19. Nuk ishte e vaksinuar. Idaho është një nga 10 shtetet amerikane me nivelin më të ulët të vaksinimit, më pak se 45% të banorëve dhe javën e kaluar, vdekjet nga Covid-19 në ato shtete ishin katër herë më të larta se sa në 10 shtetet me nivel të lartë imunizimi, që kanë vaksinuar 62% të banorëve.

Por sa zgjat mbrojtja nga vaksina? Këtë po e shqyrton ende FDA, teksa vlerësojnë nevojën e një doze përforcuese. Këshilltarët votuan pro përdorimit emergjent të dozës së tretë të Pfizer për qytetarët 65 vjeç e sipër dhe ata që rrezikohen mëshumë nga Covid-19, por FDA nuk e ka zyrtarizuar ende autorizimin.

Për aplikimin e një doze përforcuese ka aplikuar dhe Moderna, një veprim që pritet të bëhet edhe nga Johnson and Johnson, pasi njoftoi se doza e dytë e vaksinës së saj garanton 94% mbrojtje kundër infeksionit simptomatik.

Por për momentin, asgjë nuk mund të ndodhë, deri në vendimin e FDA. Këshilltarët e CDC për vaksinat, po nxisin marrjen e një vendimi, teksa pritet që Pfizer të paraqesë të dhënat për dozën e tretë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po jetojmë aktualisht në një botë të cilën e quaj shkencë korrektuese, ne mësojmë, aplikojmë dhe më pas mësojmë sërish”, shprehet Michael Osterholm, universiteti i Minesotës.

“Është rrëmujë, e shëmtuar, por kjo ndodh nga pasiguria shkencore dhe kur ka një pasiguri të tillë, ne dëshirojmë t’i dëgjojmë të gjitha palët”, deklaroi Andy Slavitt, ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.