Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë është shfaqur pesimist kur u pyet nëse vaksinimi është i vetmi mjet që mund të ndalojë pandeminë covid-19, pasi llojet e mutacioneve kanë zvogëluar mundësinë e arritjes së imunitetit kolektiv.

Sipas Hans Klugge, covid-19 ka të ngjarë të bëhet një sëmundje që nuk do të mos çrrënjoset dhe se vaksinat nuk do sjellin fundin e pandemisë, por nga ana tjetër bëri thirrje që qytetarët të presin për një përshtatjeje të strategjive të vaksinimit, sa i përket dozave shtesë.

Kluge theksoi se pandemia do të përfundojë kur vaksinohen të paktën 70% ” të popullsisë botërore.

“Një nivel shumë i lartë i vaksinimit është ende i nevojshëm për të shmangur presionin mbi sistemet tona shëndetësore, të cilët kanë nevojë urgjente për trajtimin e sëmundjeve të tjera përveç covid”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";