Bill Cosby u lirua nga burgu pasi gjykata më e lartë e shtetit të Pensilvanisë shfuqizoi dënimin e tij për sulm seksual.

 

Gjykata hodhi poshtë dënimin e Bill Cosby-it për sulm seksual dhe hapi rrugën për lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu të mërkurën duke ndryshuar kështu papritur fatin për humoristin dikur të njohur si “Babai i Amerikës”. Gjykata mori vendimin pasi argumentoi se prokurori i çështjes gjyqësore ishte i detyruar në bazë të një marrëveshjeje të mëparshme të mos ngrinte akuza ndaj zotit Cosby.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Cosby, 83 vjeç, ka kryer më shumë se dy vjet të një dënimi tre deri në 10 vjet burgim pasi u gjet fajtor për drogimin dhe abuzimin e administratores sportive të Universitetit Temple Andrea Constand në shtëpinë e tij në periferi të Filadelfias në vitin 2004. Ai ishte personaliteti i parë i famshëm që u gjykua dhe u dënua në epokën e lëvizjes #MeToo.

 

Ish-ylli i serialit komik “Cosby Show” u arrestua në vitin 2015, kur një avokat që kishte siguruar prova të reja – dëshminë e komedianit në një proces gjyqësor të ngritur nga zonja Constand – ngriti akuza kundër tij disa ditë para se të skadonte një afat 12-vjeçar që ndalonte ngritjen e akuzave ndaj zotit Cosby.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por Gjykata e Lartë e Pensilvanisë tha se prokurori i qarkut Kevin Steele, i cili mori vendimin për arrestimin e zotit Cosby, ishte i detyruar të respektonte premtimin e paraardhësit të tij për të mos ngritur akuza ndaj zotit Cosby. Nuk ka asnjë provë që ai premtim u bë ndonjëherë me shkrim.

 

Gjykatësi David Wecht, tha se Cosby ishte mbështetur në vendimin e ish-avokatit të qarkut për të mos e akuzuar atë kur dha dëshminë e tij potencialisht implikuese në çështjen e ngritur nga zonja Constand.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata e quajti arrestimin e zotit Cosby “një ofendim të drejtësisë themelore, veçanërisht kur rezulton nga një ndjekje penale që ishte refuzuar për më shumë se një dekadë”.

 

Gjyqtarët thanë që heqja e dënimit dhe ndalimi i çdo ndjekjeje të mëtejshme penale, “është e vetmja zgjidhje që përputhet me pritshmëritë e arsyeshme të shoqërisë nga prokurorët e saj të zgjedhur dhe sistemi ynë i drejtësisë penale”./Voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";