Tre tanke në një depo nafte në rajonin Kursk të Rusisë janë përfshirë nga flakët si rezultat i një sulmi me dron ukrainas.
Nga sulmi nuk u raportua për të lënduar dhe zjarri në një nga tanket u shua shpejt. Megjithatë, 82 zjarrfikës dhe 32 njësi pajisje janë të përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarrin në dy rezervuarët e tjerë të naftës, sipas autoriteteve vendase.
“Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 7 mjete ajrore pa pilot të nisura gjatë natës nga forcat ukrainase”, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Pesë mjete ajrore pa pilot u rrëzuan mbi rajonin Belgorod dhe dy mbi rajonin Kursk, të cilat ndodhen në kufirin me Ukrainën, shtoi gjithashtu Ministria Ruse e Mbrojtjes në një postim në aplikacionin Telegram./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";