Përtej entuziazmit të udhëtimit dhe njohjes së kulturave të reja, vizitat në vende të huaja shoqërohen edhe me frikën e mungesës së sigurisë e humbjes së gjërave me vlerë.

Në zonat e frekuentuara dhe atraksionet e njohura turistike, duhet të jemi veçanërisht vigjilentë për të mos rënë viktimë e një hajduti. Por, ku keni më shumë gjasa të jeni në rrezik nga hajdutët e xhepave?

Ekspertët e krahasimit të sigurimit të udhëtimit në Quotezone.co.uk kanë publikuar një raport që rendit vendet europiane për rrezikun nga hajdutët e xhepave.

Kompania përdori komentet e udhëtarëve për të llogaritur numrin e përmendjeve të vjedhjeve në atraksionet kryesore turistike të secilit vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Destinacioni me gjasat më të larta për t’u vjedhur ishte Italia, sipas European Pickpocket Index të Quotezone. Zonat më të rrezikshme ishin: Koloseu, shatërvani i Trevit, Duomo në Milano dhe Galeria degli Uffizi në Firence.

Franca ka numrin e dytë më të lartë të vjedhjeve të xhepave. Të pesë atraksionet që Quotezone monitoroi ishin në kryeqytet, Paris.

Holanda u rendit e treta në indeksin e vjedhjes së xhepave, ndërsa Gjermania dhe Greqia u renditën në vendin e katërt dhe të pestë.

Greg Wilson, themeluesi dhe CEO i Quotezone.co.uk, deklaroi, “Vjedhja mund të ndodhë kudo dhe pikat e turistike janë vende të përshtatshme për kriminelët që vjedhin kuletat dhe çantat e njerëzve teksa ata janë të zënë duke parë pamjet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv