Dy avionë JetBlue u përplasën në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Logan të Bostonit të enjten. Lajmi u konfirmua nga kompanitë ajrore dhe Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së.

“Një avion JetBlue që hyri në një pistë për heqjen e akullit në Aeroportin Ndërkombëtar të Bostonit u përplas me një avion tjetër JetBlue në korsinë ngjitur, duke shkaktuar dëme në krahun dhe bishtin e njërit,” thuhet në njoftim.

Kompania njoftoi se nuk ka pasur lëndime të raportuara për pasagjerët ose ekuipazhin në asnjërin avion, i cili do të riparohet.

“Siguria është prioriteti i JetBlue dhe ne do të punojmë për të përcaktuar se si dhe pse ndodhi ky incident ,” tha linja ajrore./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";