Një nënoficer italian 43-vjeçar në Marinën Augusta, ka gjetur vdekjen 12 orë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës AstraZeneca, në shtëpinë e tij.

Lidhur me vdekjen e nënoficerit, Stefano Paternò, Prokuroria Publike e Sirakuzës ka vendosur të hapë një hetim duke ngritur dyshime edhe për një tjetër vdekje të një agjenti 50-vjeçar më 6 mars, që shërben në Anti-Krimin e Catania-s. Dozat e tyre vinin nga e njëjta seri vaksinash, përdorimi i të cilës ishte i ndaluar nga Agjencia Italiane e Barnave në Itali.

Kjo është arsyeja që Prokuroria i Sirakuzës ka nisur hetimet ndaj dhjetë personave të dyshuar, të akuzuar për vrasje. Ata variojnë nga personeli i furnizimit të vaksinave nga kompania AstraZeneca që e prodhon atë, deri te personeli mjekësor nga spitali ushtarak që merrej me injektimin e dozës.

Sakaq, të mërkurën një grua në shtetin amerikan Utah, gjeti vdekjen katër ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës Moderna.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kassidi Kurill, një nënë e vetme 39-vjeçare e mori dozën e dytë të Moderna-s më 1 shkurt dhe vdiq më 5 shkurt, një informacion i shprehur nga mediat lokale mbi efektet anësore të vaksinës.

Ndërsa rezultatet e autopsisë janë në pritje, familja e Kurill  tha se ajo nuk ka patur ndonjë problem të  mëparshëm shëndetësor dhe se gjendja e saj filloi të përkeqësohej të nesërmen e marrjes së dozës.

Deri tani asnjë autoritet nuk ka marr përgjegjësi për vdekjet post-vaksinim, pavarësisht humbjeve të dyshimta të jetëve, të cilat po ndodhin në një hark kohor të afërt me periudhën e vaksinimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";