Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë në Kabul. Shpërthimi ndodhi në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan, në distriktin Dast-e-Barsi, ku jetojnë anëtarët e pakicës shiite Khazara, sipas një zyrtari.

Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që zona bëhet objektiv i një sulmi të tillë: më 13 nëntor, një gazetar mbeti i vrarë dhe katër persona të tjerë u plagosën në një shpërthim të ngjashëm. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

Një shpërthim i dytë u raportua më pak se një orë pas të parit në të njëjtin distrikt, duke synuar një tjetër automjet, tha për AFP një zyrtar i policisë talebane i quajtur Hasmatullah. Të paktën një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në shpërthimin e dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";