Dy njerëz kanë humbur jetën, ndërsa 25 të tjerë u zhdukën në Francë dhe Itali, pasi një stuhi goditi rajonet kufitare të dy vendeve, duke sjellë reshje dhe duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Stuhia, e quajtur Aleks, shkatërroi disa fshatra përreth qytetit të Nicës në Rivierën Franceze. Kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi e quajti katastrofën më të madhe të përmbytjes në zone për më shumë se një shekull, pasi pa zonat e prekura me anë të një helikopteri.

“Rrugët dhe rreth 100 shtëpi u morën nga reshjet e shiut ose u shkatërruan pjesërisht. Unë kam qenë i tronditur nga ajo që pashë sot”, tha kryeministri francez, Jean Castex në një konferencë shtypi, pasi vizitoi zonat e prekura, duke shtuar se ishte i shqetësuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

Mes të zhdukurve ishin edhe 6 tregtarë gjermanë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy të vdekur dhe 25 të zhdukur nga përmbytjet në kufirin mes Francës dhe Italisë shkruan Vizion Plus.