Dy tërmete të reja me magnitudë 6.4 dhe 5.8 goditën sërish Turqinë dhe Sirinë pasditen e kësaj të hëne.

 

Sipas autoriteteve turke, nga këto lëkundje, janë shënuar të paktën tre viktima dhe mbi 200 persona kanë mbetur të plagosur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto goditje vijnë  dy javë  pas tërmeteve apokaliptike  në Turqi  dhe Siri, të cilët deri më tani kanë  shkaktuar mbi 46 mijë viktima dhe mbi 100 mijë të plagosur. Dëmet janë kolosale në të gjitha zonat e shkatërruara.