Luftëtarët e Hamasit ka të ngjarë që kanë përdorur armë të Koresë së Veriut gjatë sulmeve të tyre më 7 tetor ndaj Izraelit. Agjencia Associated Press tha se ky përfundim është nxjerr pas analizimit të një videoje dhe armëve që janë kapur nga Izraeli, pavarësisht se Pheniani ka mohuar se i shet armë këtij grupi militant palestinez.

 

Videoja është analizuar nga dy ekspertë për armët e Koresë së Veriut. Agjencia Associated Press ka analizuar armët e kapura në fushëbetejë, por është bazuar edhe në inteligjencën ushtarake të Koresë së Veriut, dhe sipas AP-së, videoja tregon se Hamasi ka përdorur raketahedhës krahu F-7, armë që zakonisht luftëtarët e përdorin kundër autoblindave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto dëshmi hedhin dritë në dërgesat e paligjshme të armëve që Koreja e Veriut – shtet i goditur nga sanksionet ndërkombëtare – përdor në mënyrë që të financojë programet e saj të armëve.

 

Armët F-7 mund të mbushen me shpejtësi, që i bëjnë ato armë të vlefshme për forcat guerile. Granatahedhësi F-7 është dokumentuar se janë përdorur edhe në Siri, Irak, Liban dhe Rripin e Gazës tha N.R. Jenzen-Jones, ekspert i armëve që punon në Armament Research Services.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Koreja e Veriut për një kohë të gjatë ka mbështetur grupet palestineze dhe armët verikoreane edhe në të kaluarën janë dokumentuar në mesin e dërgesave të ndaluara”, tha Jenzen-Jones për Associated Press.

 

Hamasi ka publikuar fotografi të trajnimeve ku shfaqen luftëtarët e tij me armë sikurse granatahedhës dhe elemente të tjera që përkojnë me F-7, tha Matt Schroeder, hulumtues në institutin Small Arms Survey, i cili ka shkruar një udhëzues për armët e lehta të Koresë së Veriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk është befasi që shohim armë të Koresë së Veriut te Hamasi”, tha Schroeder.

 

Arma verikoreane F-7 i ngjan granatahedhësit të epokës sovjetike RPG-7, por ka disa dallime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Armët që janë kaluar nga ushtria izraelite u janë shfaqur gazetarëve. Në mesin e armëve ka edhe elemente të tjera që i përkasin granatahedhësve F-7.

 

Gjatë një takimi me gazetarë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut në mënyrë specifike ka identifikuar F-7 si një prej armëve të Veriut që besohet se Hamasi ka përdorur gjatë sulmeve ndaj Izraelit. Ushtria izraelite nuk i është përgjigjur AP-së lidhur me origjinën apo prodhuesin e këtyre granatahedhësve, duke argumentuar se lufta që po vazhdon ndaj Hamasit e parandalon të komentojë për këtë temë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Koreja e Veriut, përmes agjencisë së lajmeve KCNA, javën e kaluar ka mohuar pretendimet se Hamasi ka përdorur armë të saj, duke i cilësuar këto pretendime si “të pabaza dhe të rreme” që sipas Phenianit janë të orkestruara nga Shtetet e Bashkuara.

 

Videot dhe fotografitë e propagandës së Hamasit, që janë publikuar në të kaluarën, kanë shfaqur militantët duke përdorur raketa kundërtanke Bulsae të Koresë së Veriut. Jenz-Jones tha se beson se bazuar në videot dhe fotografitë, militantët e Hamasit po ashtu kanë përdorur pushkë 58, të Koresë së Veriut, që është një variant për Kallashnikovin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irani po ashtu ka modeluar disa prej raketave të tij balistike bazuar në variantet që ka Koreja e Veriut.

 

Irani për një kohë të gjatë mbështet Hamasin dhe e ka përgëzuar pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";