Për përhapjen në masë të COVID19 në mbarë botën, Presidenti amerikan, Donald Trump bën fajtore Kinën dhe për këtë duket se do të “hakmerret”.

Kreu i shtetit amerikan nuk përjashtoi idenë e ndërprerjes së çdo marrëdhënieje, duke përfshirë këtu dhe ato ekonomike me Kinën.

“Ekziston mundësia për të ndërprerë çdo urë me Kinën”, shkroi ai në një status në Twitter. Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë po kërkon të moderojë deklaratat, të mbajtura një ditë ë parë për Kinën, nga përfaqësuesi i tij i Tregtisë, Robert Lighthizer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky i fundit, përpilues i marrëveshjes ekonomike të nënshkruar mes dy vendeve në janar, u tregua optimist, duke përsëritur se autoritetet kineze do t’i mbanin angazhimet e tyre, veçanërisht për blerjet masive të mallrave bujqësore amerikane.