Të paktën 15 persona janë lënduar këtë të dielë si pasojë e një sulmi me thikë dhe një zjarri që ka rënë në një stacion metroje në Tokio të Japonisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zjarri dyshohet se është ndezur nga i njëjti person i cili ka hedhur lëndë kimike në metro.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar autori i dyshuar një 20 vjeçar me thikë në dorë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.