Policia austriake raporton se një burrë mbajti për më shumë se një vit kufomën e nënës së tij në bodrum me qëllim që të vijonte të merrte pensionin e saj.

Gruaja 89-vjeçare, e cila vuante nga demenca, mendohet të ketë vdekur nga shkaqe natyrore në qershor të vitit të kaluar.

Djali i saj, 66 vjeçar thuhet se e kishte vendosur trupin e saj në bodrum dhe kishte përdorur pako akulli dhe fasha për të maskuar erën, duke e mumifikuar.

Policia dyshon se ai mund të ketë marrë në mënyrë të paligjshme rreth 50,000 € pagesa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mashtrimi u zbulua vetëm pasi djali refuzoi kërkesën e një postieri të ri që kërkonte të shihte të moshuarën përpara se të jepte pensionin. Kjo nxiti një hetim dhe çoi në zbulimin e tmerrshëm