Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Austri, ku një 59-vjeçar serb akuzohet se ka vrarë gruan e tij 50-vjeçare, me origjinë nga Shqipëria.
Ngjarja ka ndodhur në Innsbruck dhe policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Në pohimin që bëri më pas para hetuesve, serbi tha se ishte ndjerë i provokuar nga gruaja gjatë një sherri me të, dhe në nerva e sipër ka rrëmbyer thikën dhe e ka qëlluar.
Pas krimit të rëndë, 59-vjecari shkoi tek fqinji që jeton në të njëjtën ndërtesë me ta dhe rrëfeu krimin. Fqinji njoftoi menjëherë urgjencën, por nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar jetën e gruas, raportojnë mediat e huaja.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";