Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur pasditen e kësaj të premteje, kur një burrë u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine.

Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e vjedhur dhe kishte targa të falsifikuara, ndërsa trupi i viktimës kishte qëndruar aty për dy ditë pa u vënë re. Trupi u zbulua nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, i njohur si “FBI greke”. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e vrasjes dhe lidhjet e mundshme me grupe kriminale të organizuara.

Hetimi vazhdon, ndërsa policia po përpiqet të identifikojë autorët dhe motivet e krimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";