Mediat serbe kanë nxjerrë detaje të reja lidhur me ekzekutimin mafioz të shqiptarit Edmond Mustafa mëngjesin e djeshëm në qendër të Tivarit.

Sipas kurir.rs, Mustafa u ekzekutua në sy të motrës së tij, teksa ata kanë qenë në makinë sëbashku.

Dyshohet se ai u vu në shënjestër për shkak të lidhjes intime që kishte me gruan e shokut.

Por për këtë ngjarje të rëndë, Mustafa ishte në dijeni që do eliminohej, dhe këtë e tregojnë mesazhet që i janë zbuluar në telefon, në aplikacionin “Sky Ecc”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Doni të më vrisni, duan ‘Kavaçët’, njerëzit e mi duan të më vrasin tani që jam në lidhje me gruan e Zijanit”, thuhet në mesazhin e dërguar nga viktima në aplikacionin SKY ECC.

Në dosje theksohet se Mustafa i acaroi marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e tij të “Skaljar” pas vrasjes së Zijan Nurkoviç më 20 prill 2019 në Spanjë, pas së cilës nisi një në lidhje me të venë e tij, Vasilisa.

Më 1 gusht 2020, shqiptarin e rrëmbyen dhe e mbajtën në një banesë në lagjen e qytetit të Podgoricës dhe i kërkuan që ta detyronte të rrëfente 20 vrasje. Ai u rrëmbye nga anëtarët e klanit “Kavaç”, Ljubo Miloviç dhe Petar Lazoviç.

Madje Miloviç kishte sugjeruar hedhjen e një bombe në shtëpinë e shqiptarit, për ta hequr qafe sa më shpejt. Mustafa u ekzekutua pak ditë më parë në Tivar dhe duket se e priste këtë. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";