Një 13-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Australi. Mediat e huaja shkruajnë se të miturin Spencer Benbolt e kishte zënë gjumi brenda kazanit të mbeturinave, bashkë me dy shokët e tij.

 

Ai u shtyp nga kamioni që erdhi për të pastruar koshin. Një prej shokëve të tij arriti të shpëtonte, para se kamioni të merrte mbeturinat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa Benbolt dhe shoku tjetër, një 11-vjeçar, u futën bashkë me mbeturinat në pjesën e pasme të kamionit. 11-vjeçari arriti të shpëtonte pa lëndime, por Spencer Benbolt nuk pati të njëjtin fat. Nga informacionet paraprake, mësohet se djemtë nuk ishin të pastrehë.