Një samit paqeje pritet të mbahet në Egjipt, si një përpjekje për të shtensionuara situatën e rëndë të luftës mes Izraelit dhe Palestinës. Egjipti njoftoi se pjesëmarrës do të jenë liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Liderët nga Katari, Turqia, Greqia, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Kuvajti, Arabia Saudite, Iraku dhe Qiproja kanë konfirmuar pjesëmarrjen, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Gjithashtu, një udhëheqës palestinez, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe kanë konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen. Nga ana tjetër, Japonia konfirmoi se ministrja e saj e jashtme Yoko Kamikaëa do të jetë gjithashtu në samit.
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës është përqendruar kryesisht në rripin e Gazës, ku janë regjistruar mijra viktima civile, mes të cilëve edhe të sëmurë nga sulmi në spital. Palestinezët e detyruar të zhvendosur po vuajnë mungesën e ujit dhe ushqimit. Nga ana tjetër, izraelitët po ashtu po sulmohen, por autoritetet kanë paralajmëruar ndërhyrja nga toka.