Garde Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, ka thënë se pesë personave që janë në nëndetësen e zhdukur në Oqeanin Atlantik, u ka mbetur oksigjen vetëm edhe për 40 orë.

 

Nëndetësja e zhdukur i dërgon turistët në zonat e thella të Atlantikut për t’i parë pjesët e fundosura të Titanikut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kapiteni amerikan, Jamie Frederick, ka thënë se supozohet se në nisje, nëndetësja Titan mund të ketë pasur rezerva oksigjeni për 96 orë.

 

Nëndetësja e ka humbur komunikimin me operatorët të dielën, kur ka qenë në zonën jugore të Njufaundllendit në Kanada.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në nëndetëse janë miliarderi britanik, Hamish Harding dhe katër pasagjerë tjerë.

 

Kompania OceanGate që mundëson këtë udhëtim, u kërkon pasagjerëve 250.000 dollarë për t’i parë nga afër pjesët e fundosura të anijes së famshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesëmarrësit udhëtojnë rreth 595 kilometra me një anije të madhe, përmbi Titanik, dhe më pas e nisin një zhytje tetëorëshe me nëndetësen Titan, për të arritur në thellësi./rel