Ndërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Shtetet e Bashkuara po përballen me një variant të ri të COVID-19, të quajtur XBB.1.5. Ndërkohë, Kina po raporton një rritje të rasteve pas vendimit për të hequr dorë nga politika e saj e eliminimit të koronavirusit, e ashtuquajtura “zero-COVID”.

Kanë kaluar tre vjet që kur koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës dhe u përhap në të gjithë globin. Më vonë u shfaqën variante të reja të Covid-19.

 

Pavarësisht nga imuniteti i mirë i popullatës dhe niveli i lartë i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, varianti shumë ngjitës XBB.1.5 ka rritur vigjilencën mes studiuesve mjekësorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Varianti XBB. 1.5 është pjesë e familjes më të gjërë të Omicronit, por ai po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Ai tani është shkaktar i 40 për qind të infeksioneve me Covid-19 në vend”, thotë Dr. David Dowdy, epidemiolog i Universitetit Johns Hopkins.

 

Amerikanët janë ndeshur me një rritje të sëmundjeve gjatë muajve të dimrit. Gripi, sëmundjet e frymëmarrjes dhe koronavirusi kanë rënduar sistemet spitalore të vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ekspertët mendojnë se gripi dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tashmë kanë arritur kulmin dhe variantet e tanishme të koronavirusit janë më të buta se ato të mëparshmet. Por ata paralajmërojnë se njerëzit dhe sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të jenë vigjilentë.

 

COVID-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm. Sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të jenë më të qëndrueshme, duhet të trajtojnë sfidat e personelit në infermieri dhe fusha të tjera. Njerëzit duhet të marrin vaksinat e gripit dhe ato të koronavirusit. Ata që janë në rrezik më të madh, kur ka rritje të madhe të rasteve, duhet të konsiderojnë përdorimin e maskës në mjediset e mbyllura. Pra, kjo është normalja e re”thotë Dr. Tom Frieden nga organizata “Resolve to Save Lives”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Megjithatë, në Kinë është një situatë tjetër. Qeveria kineze sapo ka filluar të raportojë shifra të larta të vdekjeve nga COVID-19 pas zbutjes së politikës së saj “zero-Covid”, në bazë të së cilës Pekini vendosi kufizime të mëdha ndaj lëvizjes së njerëzve.

 

Kemi të bëjmë me një popullsi që kryesisht nuk ka qenë e ekspozuar ndaj COVID-it më parë dhe për këtë arsye shumë pak njerëz kanë imunitet ndaj infeksionit, nuk janë vaksinuar, ose kanë marrë një vaksinë që nuk është shumë e efektshme. Tani ata lejohen të lëvizin pa kufizimet që kanë patur këto dy vitet e fundit dhe ky kombinim faktorësh e ka rënduar situatën atje”, thotë Dr. Robert Wachter nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Politikat e zbutura të Kinës tani janë më të ngjashme me ato të zbatuara në pjesën tjetër të botës, ku mbizotëron pikëpamja se COVID-19 do të duhet të menaxhohet si sëmundjet e tjera sezonale./voa