Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se Ukraina është tani ndër vendet më të minuara në botë. Në territoret që nuk janë më të pushtuara nga Rusia, ekspertët e piroteknikës tani po pastrojnë qindra mina në ditë.

 

Eksperti ukrainas i piroteknikës, Mykhaylo Ilyev po pastron minat ruse në zonat që Ukraina i ka rimarrë në pjesën veriore të vendit. Ai thotë se kurrë nuk ka parë kaq shumë mina.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kemi shkatërruar tashmë më shumë se 21 mijë objekte shpërthyese. Tani po pastrojmë minat në fshatrat që ushtria ruse i kishte pushtuar, në mënyrë që njerëzit të kthehen të sigurt dhe të qetë në shtëpitë e tyre”, thotë ai.

 

Ai dhe ekipi i tij punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje, shtatë ditë në javë. Qeni i tij, i quajtur Patron, e ndihmon atë në gjetjen e minave. Ai është bërë një yll ndërkombëtar dhe për punën e tij ka marrë një dekoratë nga Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qeni dëgjon me vëmendje zhurmën e sinjaleve që lëshon detektori i metalit dhe fillon të gërmojë menjëherë pas sinjalit përfundimtar.”

 

Zoti Ilyev dhe ekipi i tij po kryejnë atë që ata e quajnë çminim operacional, duke iu përgjigjur njoftimeve për eksplozivë të raportuara nga banorët. Faza tjetër është çminimi humanitar, që e shpall të sigurt një zonë të caktuar banimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo është një mënyrë shumë më e gjatë e çminimit. Rezultati përfundimtar i çminimit humanitar është transferimi i tokës tek pronari i saj”, thotë Timur Pistriuga nga Shoqata e Ekspertëve ukrainas të heqjes së Minave.

 

Edhe organizata ndërkombëtare “Halo Trust” po punon në pastrimin e minave në Ukrainë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Halo Trust tashmë ndodhet në Ukrainë. Kemi punësuar katërqind e tridhjetë njerëz dhe kemi punuar atje që nga viti 2016. Vizitova zonat ku po punon organizata jonë për të parë se si mund të përshtatemi me situatën e krijuar nga konflikti aktual. Puna jonë nuk është më e përqendruar vetëm në rajonin e Donbasit, tani jemi të angazhuar në të gjithë vendin”, thotë James Cowan, president i organizatës “Halo Trust”.

 

Shërbimi ukrainas i Emergjencave thotë se nuk janë të minuara vetëm rrugët dhe fushat, por edhe zonat e banuara, makinat, madje edhe varrezat. Presidenti i organizatës “Halo Trust”, James Cowan thotë se ata po gjejnë të gjitha llojet e materialeve shpërthyese.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka një përzierje të minave tokësore, municioneve të lëshuara nga ajri, predhave të artilerisë, predhave raketore, kurtheve dhe shumë gjëra të ndryshme”, thotë ai.

 

Është një proces me kosto të lartë, i rrezikshëm, dhe që kërkon kohë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky është një operacion që kushton qindra miliarda dollarë, sepse pastrimi i një metri katror toke kushton rreth 3-4 dollarë. Zona ku do të kryhet çminimi humanitar është aktualisht rreth 132,000 kilometra katrorë”, thotë ai.

 

Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës vlerëson se një territor dy herë më i madh do të duhet të pastrohet nga mjetet shpërthyese dhe se mund të duhen dekada për të çminuar plotësisht Ukrainën pasi të përfundojë lufta./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";