Dalja nga muajt e mundimshëm të izolimit, u shoqërua me një ndjesi të fortë lehtësimi dhe shprese për rikthim sa më të shpejtë në normalitet. Por frika e një vale të dytë të sëmundjes vazhdon të mbetet e pranishme, e përforcuar edhe nga paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore nëpër botë, që e presin mbërritjen e saj në vjeshtë.

Megjithatë, disa ekspertë në Itali, shohin pak dritë në fund të tunelit. Presidenti I Këshillit Superior të Shëndetësisë në vendin fqinj, Franco Locatelli deklaroi se me shumë gjasë, vala e dytë do të jetë më e butë se e para.

“Duhet të jemi të përgatitur për mbërritjen e një vale të dytë të infektimeve, e cila, nëse do të vijë vërtet, nuk besoj se do të ketë për çdo rast, përmasat dhe fuqinë e të parës”, tha Locatelli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pohimet e tij vijnë në kohën kur Universiteti John Hopkins në Amerikë njoftoi se në botë u kapërcye niveli I 7 milionë të infektuarve. Në Itali sakaq, fondacioni Gimbe ka dhënë alarmin, duke thënë së ne rajonet ku virusi qarkullon më shumë, po bëhen më pak tampone.