Gazetaret përballen me rreziqe të veçanta derisa ushtrojnë profesionin e tyre dhe qeveritë duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur ato nga dhuna me bazë gjinore, tha Dubravka Shimonoviq, Raportuese e Posaçme për dhunën ndaj grave, në një raport të paraqitur para Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

“Që nga viti 1992, 96 gazetare janë vrarë derisa kryenin punët e tyre. Megjithëse më shumë burra vdesin çdo vit, gratë përballen me sulme seksuale, përdhunime, dhe veçanërisht kërcënime për përdhunim, që përdoret si një mjet për të minuar besueshmërinë e tyre dhe i dekurajojnë ato të punojnë në media”, tha Shimonoviq.

Ajo u bëri thirrje qeverive të bëjnë të mundur që gratë të punojnë në mënyrë të sigurt në profesionin e gazetarisë, duke zbatuar plotësisht aktet e të drejtave të njeriut, të cilat posaçërisht kanë për qëllim eliminimin e diskriminimit ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore.

“Platformat digjitale dhe në përgjithësi interneti janë një “shpatë me dy tehe” për gratë. Hapësirat e reja digjitale sociale po transformojnë dhe riformatojnë shoqërinë, por gjithashtu mundësojnë forma të reja të dhunës në internet ndaj grave”, thuhet në raport.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aty theksohet se gazetaret përballen me nivele edhe më të larta të diskriminimit nëse i përkasin ndonjë pakice, siç janë lezbiket, biseksualet, transgjinoret ose interseksualet.

“Gratë kanë të drejtë të jenë të sigurta në shtëpitë e tyre. Çdo masë për të luftuar pandeminë duhet të respektojë të drejtat e njeriut dhe të marrë parasysh nevojat e grave”, tha Shimanoviq./ REL

Ekspertja e OKB-së bën thirrje që t’i jepet fund dhunës ndaj gazetarëve shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";