Biznesmeni Elon Musk mbërriti këtë të hënë në Tel Aviv, ky pritet të zhvillojë takime me liderët izraelitë. Këta të fundit duan t’i tërheqin vëmendjen për fatin e pengjeve që mbahen në Gaza dhe të diskutojnë me të mbi rritjen e antisemitizmit në internet.

Zyra e presidentit izraelit, Isaac Herzog njoftoi të dielën se Musk do të udhëtojë në Izrael për t’u takuar me kreun e shtetit. Sipas mediave izraelite, ai do të takohet edhe me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

 

Netanyahu u takua me Musk më 18 shtator në Kaliforni dhe i kërkoi atij të vendoste një ekuilibër midis mbrojtjes së fjalës së lirë dhe luftës kundër gjuhës së urrejtjes, pas disa javësh polemikash mbi përmbajtjen antisemitike në X. Musk u përgjigj duke thënë se ishte kundër antisemitizmit dhe kundër çdo gjëje që promovon urrejtje dhe konflikt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";