Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka thënë se do të nisë reklamimin e makinave, për të parë nëse ka rezultat.

 

Në të kaluarën, Tesla nuk e ka shfrytëzuar kurrë reklamimin tradicional për të vënë në pah makinat e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Musk ka thënë se është “ironi” që si shef i Teslas, tani e ka në pronësi edhe platformën sociale, Twitter.

 

Ky rrjet social varet shumë nga reklamat, dhe së shpejti do të udhëhiqet nga veteranja në fushën e reklamimit, Linda Yaccarino.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më duket se duhet të them që reklamimi është fantastik, dhe që secili duhet ta bëjë”, ka thënë Musk, në një takim me aksionarët e Teslas në Teksas.

 

“Do të provojmë pak reklamim, dhe do ta shohim si po ec”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky veprim shpërfaq përpjekjet e tij për të rritur besimin e investitorëve në kompaninë për prodhim të makinave, në kohën kur rritja e konkurrencës dhe ngadalësimi ekonomik, kanë ndikuar në ulje të çmimeve në Tesla.

 

Prej kur Musk e ka blerë Twitterin, në muajin tetor, reklamuesit i kanë ikur kësaj platforme, të shqetësuar se reklamat e tyre mund të shfaqen në përmbajtje jo të duhur, meqë kompania e ka humbur 80 për qind të stafit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Musk u ka rezistuar reklamave për vite.

 

Madje, më 2019, ai pati thënë se “e urren reklamimin”, dhe se “ne duhet t’i përdorim ato para për t’i bërë produktet fantastike”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirëpo, të martën, ai ka thënë se shume njerëz nuk e dinë sa të përballueshme janë makinat e Teslas dhe çfarë mekanizma “mahnitës” të funksionimit kanë ato./rel