Bregu perëndimor i shtetit amerikan Florida po përgatitet për ardhjen të mërkurën të uraganit “Elsa”, i cili solli reshje të rënda në Kubë dhe goditi ishujt Florida Keys.

 

“Elsa”, e cila u regjistrua të premten si uragani i parë i sezonit, ishte dobësuar në një stuhi tropikale deri të shtunën. Të martën vonë, Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se ishte forcuar përsëri në statusin e uraganit me erëra të qëndrueshme prej mbi 120 km në orë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kushtet e përkeqësuara të motit në Floridan e jugut të krijuara nga “Elsa” po pengojnë kërkimin për të mbijetuarit e shembjes së pjesshme të një pallati që punëtorët shkatërruan plotësisht të dielën.

 

Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha të martën vonë se “Elsa” pritet të “lëvizë pranë ose mbi pjesët e bregut perëndimor të Floridas gjatë natës së sotme”, përpara se të zbresë të mërkurën në mëngjes “përgjatë bregdetit verior të Gjirit të Floridas”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

NHC-ja njoftoi se një paralajmërim për rrezik uragani ishte në fuqi që të martën përgjatë një shtrirje prej 290 kilometrash të Bregut të Gjirit nga ishulli Egmont Key në rajonin e Gjirit Tampa deri në lumin Steinhatchee.

 

Metereologët parashikuan se “Elsa” do të forcohej ngadalë deri të martën në mbrëmje dhe do të merrte pothuajse forcën e një uragani përpara se të zbresë në Florida, pas së cilës pritet të dobësohet ndërsa lëviz më në brendësi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të martën priteshin reshje të rënduara në qytetin bregdetar të Surfside, ku u shemb pallati më 24 qershor.

 

NHC gjithashtu paralajmëroi se “Elsa” mund të sjellë stuhi me rrezik për jetën, përmbytje dhe tornado të izoluara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kombinimi i një stuhie dhe batice do të bëjë që zonat normalisht të thata pranë bregdetit të përmbyten nga ngritja e ujërave që zhvendosen në brendësi nga vija bregdetare”, tha NHC-ja./ VOA