Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikes ka shpallur non grata 5 shqiptarë, të cilët pastronin paratë e pista në kazino në Meksikë.

5 personat, anëtarë të së njëjtës familje janë: Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.

Departamenti i Thesarit, thekson se grupi kriminal vepronte për llogari të Kartelit Sinaloa dhe kontrollonte një pjesë të madhe të territorit të Meksikës.

Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG), i cili përfshin anëtarët e familjes Luftar Hysa  ( Luftar ), Arben Hysa ( Arben ), Ramiz Hysa ( Ramiz ), Fatos Hysa ( Fatos ) dhe Fabjon Hysa ( Fabjon ), ka përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me seli në Meksikë – duke përfshirë lokalet e lojërave të fatit dhe restorantet – për të pastruar të ardhurat nga trafikimi i narkotikëve. Besohet se HOCG vepron me pëlqimin e Kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi kryen aktivitetet e tij”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit. .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Ju do të mbaheni përgjegjës”, tha Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare John K. Hurley . “Ne falënderojmë Qeverinë e Meksikës për partneritetin e saj të fortë në këtë përpjekje.”

Luftar Hysa, sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit, me bazë midis Meksikës dhe Kanadasë, jepte shpesh herë intervista në mediat europiane, për reklamimin e bizneseve të tij./vizionplus.tv