Dy nga katër shqiptarët e bandës së hajdutëve që “operonin” në Bergamo të Italisë janë vënë në pranga nga policia.
Mediat italiane njoftojnë se pas denoncimit të një banori në zonën e Bergamos i cili mbajti shënim targën e makinës “Golf” me të cilin po largoheshin hajdutët shqiptarë pas grabitjes së radhës. Ka ardhur ndërhyrja e menjëherëshme e policisë e cila ka arrestuar dy prej tyre, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Në media theksohet se janë arrestuar Idriz Jushi dhe Edison Filopati, të dy 33-vjeç.
Në makinë u gjetën mjete të ndryshme që përdoreshin për grabitjen e banesave ndërsa makina që përdornin rezultoi me targa false dhe e vjedhur rreth 3 muaj më parë.
Policia italiane thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e dy shqiptarëve të tjerë.
/Vizionplus.tv/