Një 30-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik dy ditë më parë në Itali.

Mediat raportojnë se 30-vjeçari Dorjo Duka ishte martuar pak ditë më parë dhe kishte shkuar në Itali nga Shqipëria, të shtunën së bashku me motrën e tij, për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij me të cilën ishte shumë i lidhur.

Por Dorjo Duka, 30 vjeç humbi jetën tragjikisht pas një përplasjeje natën e 21 janarit në Ponte Meduna. Fiati me të cilin udhëtonte u përplas kokë më kokë me një Mercedes CLA, drejtuesi i të cilit kishte hyrë në korsinë e gabuar.

Kushëriri 25-vjeçar, i cili ndodhej në makinë me Dorjon ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duka, një i ri gazmor, i cili punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë la pas gruan e tij Irisin me të cilën ishte martuar më 12 janar 2024, prindërit, një vëlla dhe motrën shtatzënë.

/Vizionplus.tv/