Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhe sipas zyrës për komunikimin me mediat të presidentit turk, të dy liderët uruan njëri-tjetrin për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

 

Presidenti turk i tha Zelenskiyt se zgjatja e marrëveshjes për korridorin e grurit dhe shkëmbimi i të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës ishin përvoja pozitive dhe se nga “zgjerimi i këtij mirëkuptimi në tryezën e negociatave” do të përfitonin të gjitha palët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ditën e premte, Erdogan zhvilloi bisedë telefonike edhe me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas një njoftimi të drejtorisë së domunikimeve të presidencës turke, në bisedë u diskutuan çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe zhvillimet rreth korridorit të drithit.

 

Bëhet me dije se gjatë bisedës, Erdogan ka falënderuar presidentin rus Putin për qëndrimin e tij konstruktiv në lidhje me zgjatjen 120-ditore të marrëveshjes për eksportet e drithërave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Erdogan gjithashtu ka falënderuar homologun rus për ngushëllimet e tij për sulmin terrorist të së dielës në Stamboll.

 

Marrëveshja e drithit u ndërmjetësua në korrik nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportin e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore pasi Rusia filloi një sulm në shkallë të plotë ndaj vendit në shkurt. Ajo duhej të skadonte më 19 nëntor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se marrëveshja për zgjatjen ishte arritur pasi Turqia priti diskutimet midis OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës.

 

Erdogan tha se më shumë se 11 milionë ton drithë dhe produkte të tjera ishin dërguar nga portet ukrainase deri më tani sipas marrëveshjes./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";