Presidenti turk, Rexhep Taajip Erdogan i tha homologut të tij amerikan Joe Biden, se Turqia nuk ka ndryshuar qëndrim për furnizimin me sistemin mbrojtës raketor rus, për të cilin Washingtoni i ka vendosur sanksione Ankarasë.

 

Biden dhe Erdogan u shprehën optimistë pas takimit të tyrë në Bruksel më 14 qershor, megjithëse aleatët e NATO-s nuk njoftuan ndonjë përparim të madh në mosmarrëveshjet ndërmjet tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blerja e sistemit raketor S-400 nga Turqia ka ngritur tensionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e NATO-s. Ata kanë shqetësime se armatimi rus nuk është në përputhje me sistemin e aleancës dhe mund të kërcënojnë avionët luftarakë F-35 të SHBA-së.

 

“Ata nuk duhet të presin ndonjë qëndrim tjetër të Turqisë në lidhje me F-35 (aeroplanët amerikanë) dhe sistemin S-400 (sistemi rus). Ne bëmë atë që duhej, paguam paratë e nevojshme për F-35”, iu tha Erdogan gazetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";