Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan ngre tonin dhe njofton se “nuk bën kompromis” me homologun e tij, Greqinë.

Gjatë një përkujtimi në Malazgirt, udhëheqësi turk deklaroi edhe njëherë se Turqia është e vendosur të bëjë gjithçka që duhet për të marrë njohjen e të drejtave të tyre në Egje, Detin e Zi dhe Mesdhe.

“Ne nuk pranojmë kompromise për atë që është e jona”, tha Erdogan, duke shtuar se nëse Greqia bën gabime “do të shkatërrohet”.

“Në Mesdheun Lindor ata po luajnë me zjarr. Çdo shkëndijë mund të çojë në katastrofë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha dje se: “Nevojitet menjëherë një gatishmëri për dialog”.

Sot, në jug të Qipros, në Mesdheun lindor, kanë filluar ushtrimet e përbashkëta të forcave të armatosura të Greqisë, Qipros, Francës dhe Italisë.

Erdogan kërcënon sërish Greqinë: Mos bëni gabime, do të shkatërroheni shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";