Ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon përpjekjet e tij për t’u pozicionuar si ndërmjetësi midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Perëndimit, ai foli me telefon me Presidentin e SHBA Joe Biden.

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë ata diskutuan shqetësimin e tyre të përbashkët për pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë.

“Ata riafirmuan mbështetjen e tyre të fortë për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, nënvizuan nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të agresionit rus dhe mirëpritën përgjigjen e koordinuar ndërkombëtare ndaj krizës.

Presidenti Biden shprehu vlerësimin për përpjekjet e Turqisë për të mbështetur një zgjidhje diplomatike të konfliktit, si dhe për angazhimet e fundit të Turqisë me liderët rajonalë që ndihmojnë në promovimin e paqes dhe stabilitetit. Të dy diskutuan gjithashtu mundësitë për të forcuar lidhjet dypalëshe”, thuhet në deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki e përshkroi konstruktive bisedën që zgjati për gati një orë, por nuk pranoi të deklaronte nëse ata diskutuan për qasjen në Detin e Zi.