Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan deklaron se vendi i tij mund të bëhet një nga shtetet me rezervat më të mëdha të gazit natyror, duke përmeduar zbulimin e fundit në Detin e Zi.

Erdogan tha para publikut se vendi ka bërë gjithashtu përparime të mëdha në zhvillimin e potencialeve të tjera diellore dhe të energjisë të rinovueshme. Sipas tij, ulja e çmimit të gazit natyror do të ketë një ndikim pozitiv në të ardhmen jo vetëm në buxhetin e njerëzv, por edhe në zhvillimin e të gjithë sektorëve.

Sa i përket tentativave të Grerqisë për të bllokuar të drejtat turke për eksplorimin e hidrokarbureve në rajon, lideri turk u shpreh se “nuk do të tërhiqemi kur bëhet fjalë për aktivitetet e anijes së dedikuar të sondazhit sizmik “Oruc Reis” dhe marinës që e shoqëron atë. Ai theksoi se Greqia do të jetë fajtorja e vetme për gjithçka të keqe që mund të ndodhë në rajon dhe do të jetë e vetmja që do të pësojë dëme.

The post Erdogan paralajmëron Greqinë: Ne nuk do të tërhiqemi, do e pësosh appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";