“Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të ishte aspak një ide e zgjuar”,  deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në mesin e tensioneve të përshkallëzuara mes Moskës e Kievit.

“Shpresoj që Rusia të mos ndërmarrë vërtet ndonjë sulm të armatosur apo të pushtojë Ukrainën. Një hap i tillë nuk do të ishte aspak veprim i zgjuar për Rusinë vetë, apo edhe për rajonin. Në këtë situatë, ka nevojë për dialog dhe për dikë që ta dëgjojë Rusinë e të davarisë shqetësimet e tyre te arsyeshme të sigurisë”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi se e ka ftuar presidentit rus, Vladimir Putin në Turqi ndërsa është ofruar të ndërmjetësojë me Ukrainën për gjetjen e rrugës së paqes. Kremlini njoftoi se Putini e ka pranuar ftesën, por nuk ka caktuar një datë për udhëtimin.

Turqia, anëtare e Nato-s ruan marrëdhënie të mira si me Moskën ashtu edhe me Kievin, por pavarësisht interesave të ngushta në shumë fusha me Rusinë, Ankaraja i ka kundërshtuar politikat ruse ne Siri e Libi, si dhe aneksimin e Krimesë në 2014-tën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kievi nga ana tjetër ka blerë dronë ushtarakë turq të cilët me shumë gjasë, do t`i përdorë në rast të një agresioni të fqinjit të vet të madh.