Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një galeri me foto nga vizita në vendin tone.

“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”, shkruan Erdogan bashkangjitur galerisë.

Presidenti turk e nisi vizitën në Shqipëri një ditë më parë me dorëzimin e çelësave të banesave të rindërtuara pas tërmetit në Laç. Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe protokolleve mes dy qeverive, Erdogan mbajti edhe një fjalim në kuvendin e Shqipërisë, ku kërkoi që të luftohej shtrirja e organizatës FETO, e cila konsiderohet terroriste në Turqi.

Presidenti turk e mbylli vizitën  me përurimin e xhamisë së Et’hem Beut, të restauruar nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Bashkërendim. Ai u prit në sheshin “Skënderbej” nga qindra mbështetës të ardhur edhe nga Maqedonia e Veriut e Kosova, të cilët mbanin flamuj të Shqipërisë dhe Turqisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";