Agjencia e Bashkimit Evropian për krim (Europol) është urdhëruar nga një institucion i BE-së për mbrojtjen e të dhënave, që të fshijë informacionet e lidhura me personat që dëshmohet se nuk kanë lidhje me krime.

 

Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave tha më 10 janar se Europol është njoftuar me këtë vendim më 3 janar, pas një hetimi që kishte nisur në vitin 2019. Si pjesë e këtij hetimi, ky mbikëqyrës e kishte qortuar Europolin dy vjet më parë “për ruajtjen e vazhdueshme” të të dhënave të shumta “që përbëjnë rrezik për të drejtat themelore të individëve”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu u tha se Europoli që atëherë ka ndërmarrë disa masa, por nuk ka plotësuar kërkesën që të vendosë një afat të përshtatshëm kohor për ruajtjen e të dhënave.

“Kjo nënkupton që Europoli po i mbante këto të dhëna më gjatë sesa ishte e nevojshme”, tha Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave. Ky institucion tha se vendosi një periudhë gjashtëmujore për vlerësimin e grupeve të reja të të dhënave për të përcaktuar nëse ato të dhëna duhet të ruhen.

 

“Një periudhë gjashtëmujore për analiza paraprake dhe filtrimin e grupeve të mëdha të të dhënave do t’i mundësonte Europolit që të përmbushë kërkesat operacioneve të shteteve anëtare të BE-së që mbështeten në ndihmën teknike dhe analitike nga Europoli, duke minimizuar rreziqet për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, tha Wojciech Wiewiorowski, mbikëqyrës në institucionin për mbrojtjen e të dhënave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mbikëqyrësi evropian për Mbrojtjen e të Dhënave nuk tregoi se sa të dhëna aktualisht ruhen nga Europoli./R.E.L