Kompania “Facebook” ka bllokuar të gjitha llogaritë që lidhen me lëvizjen e ashtuquajtur “Qanon”.

“Ne kemi hequr përmbajtjet që manifestojnë dhe mbështesin dhunën, dhe sërish kemi parë elemente të tjera që  dëmtojnë botën reale. Mesazhet ndryshojnë shumë shpejt dhe ne, shohim rrjete mbështetësish që ndërtojnë një audiencë me një mesazh dhe më pas kalojnë shpejt tek një tjetër”, shkruan “Facebook”.

“Qanon” qarkullon globalisht në internet dhe ka nisur në SHBA ne vitin 2017 e më tej është përhapur edhe në Europë si dhe në Britaninë e Madhe.

Grupi që mbështet presidentin Trump, beson se një elitë ndërkombëtare është e përshirë në skandale pedofilie dhe synon rritjen e kontrollit në fusha të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë e kësaj elite sipas tyre është edhe Hillary Clinton dhe investitori amerikan, George Soros, pjesë e të ashtuquajturit “shteti i thellë”.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Facebook bllokon “Qanon”/ Rrjeti social pretendon se përhapen mesazhe dhune shkruan Vizion Plus.