Facebook ka censuruar presidentin amerikan pasi në një postim në rrjetin social ka shkruar se virusi COVID-19 është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal.

Zëdhënësi i “Facebook” konfirmoi se kompania e largoi postimin pasi është cilësuar keqinformues.

Presidenti Trump, postoi të njëjtin mesazh edhe në “Twitter” por kompania  i ka bashkȅngjitur një mesazh duke thënë se ai shkel rregullin për përhapjen e informacionit mashtrues në lidhje me COVID-19.

Në muajin gusht, “Facebook” dhe “Twitter” hoqën një tjetër postim të presidentit Rrump për pretendime të rreme rreth COVID-19. Postimi përmbante një video të presidentit gjatë një interviste në “FoxNews” në të cilën ai thoshte se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Facebook” fshin deklaratën e Trump shkruan Vizion Plus.