Përdoruesit e rrjetit social “Facebook” do të përballen me kufizime dhe masa të ashpra nëse postojnë “lajme të rrem” lidhur me vaksinat anti-Covid. Mark Zuckerberg ka vendosur të ndalojë dezinformimin.

Kjo është goditja më drastike e miratuar ndonjëherë për të parandaluar përdorimin e platformës sociale për të promovuar lajme të rreme rreth vaksinave dhe pandemisë. Ata shpjegojnë se përdoruesit do të përballen me kufizime.

Facebook do të heqë postimet, reklamat me pagesë, përmbajtjet e të cilave konsiderohen nga një komitet shkencor si “jo të besueshme”.

“Ne do të fillojmë zbatimin e kësaj politike menjëherë ndaj faqeve, grupet dhe llogarive që shkelin rregullat, si dhe do të vazhdojmë të zgjerojmë kufizimet tona në javët e ardhshme”, tha Guy Rose, kontrolluesi i përmbajtjeve të platformës më të madhe sociale së bashku me Instagram.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky është një ndryshim rrënjësor i Facebook kundër dezinformimit që filloi në prill të vitit 2020.

Ky vendim ka ardhur për shkak të dëmeve konkrete që kanë shkaktuar në komunitet lajmet e rreme mbi vaksinat.